𝗚𝗮𝘀𝗵𝗶: Qytetarët serbë paguhen nga 50 euro në ditë për barrikadat në veri
Ish-zëvendësministër për komunitete dhe kthim, Milazim Gashi, ka thënë se grupet e caktuara në Serbi i paguajnë qytetarët serbë nga 50 euro në ditë për të qëndruar pranë barrikadave në veri të Kosovës.
Kështu ka thënë ai në Edicionin Special në Klan Kosova duke shtuar se janë afro 300 qytetarë serbë që marrin pagë ditore.
“Kemi vërejtur se në veri faktikisht janë duke i paguar me mjete financiare, i paguajnë që të qëndrojnë të barrikaduar nga 50 euro në ditë”.
Sipas tij, janë grupe të caktuara në Serbi ato që bëjnë një financim të tillë.
“50 euro dita sipas hulumtimit tonë në terren. I
paguajnë grupe të caktuara nga Serbia i paguajnë qytetarët. Shihet qartë se është një financim serioz për me mbajt popullin në tension”.“Lista Serbe nuk e ka pasur përkrahjen e lartë për shkak se 45 për qind e komunitetit serb nuk e ka përkrahur”.
“Ata i mobilozojnë caqet e caktuara. Atë pjesën intelektuale nuk kanë mundësi që t’i qesin në rrugë”.
“Janë diku rreth 300 persona në të gjitha barrikadat në veri. Punojnë me ndërrime, i ndërrojnë edhe pozicionet e caktuara.
“Ministria e Brendshme ka dështuar për shkak se nuk ka ditur t’i nuhasë lëvizjet e grupeve të caktuara”.