𝗙𝗷𝗮𝗹𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗛𝗮𝗿𝗮𝗱𝗶𝗻𝗮𝗷𝘁 𝗻ë 𝟮𝟬𝟭𝟱 𝗸𝘂𝗻𝗱ë𝗿 𝗚𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁ë𝘀 𝗦𝗽𝗲𝗰𝗶𝗮𝗹𝗲: A e dini që sot e kësaj dite ne shkojmë deri në Merdare t’i presim eshtrat
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë̈ e Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte dalur hapur kundër Gjykatës Speciale në vitin 2015. Në një fjalim të tij atëkohë, Haradinaj e kundërshtonte hapur krijimin e kësaj gjykate, teksa bënte thirrje që kjo gjykatë të mos votohej.
“Ne jemi për ligj, ne jemi që t’i shqyrtojmë të gjitha dyshimet, ne nuk jemi kundër hetimeve që kanë ndodhur e që mund të ndodhin në të ardhmen dhe dojmë me i ballafaqu krejt ata që kanë kry çkado që kanë kry, kundër kujdo qoftë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, por nuk mujmë me vazhdu me qenë monstrum. Duhet mendodh në Kosovë,
me ligje të Kosovës, Qeveria e Kosovës ishte dashtë sot me i nda këto amandamente, me i marrë prapa, me ba një ofertë për bashkësinë ndërkombëtare me thanë urdhëroni, do ta bëjmë në Kosovë gjykatën, dojmë me e ba vetë edhe ndonjë ekspert nëse na sillni, nuk jemi kundër, Gjyqtar, prokuror do t’i bëjmë në bazë të ligjeve, në procedura të rregullta, me shqyrtu krejt. Me i shqyrtu të gjitha krimet e supozuara”, ka thënë Haradinaj gjatë këtij fjalimi.Ndër tjerash ai flet edhe për eshtrat e të zhdukurve dhe bën thirrje që kjo gjykatë të mos votohet.
“A e dini që sot e kësaj dite ne shkojmë deri në Merdare me prit eshtna? Rezultat i kësaj, Aleanca nuk e voton këtë Gjykatë. I bëj thirrje deputetëve mos e votoni, nuk duhet me e votu këtë Gjykatë”, thuhet në fjalimin e kreut të AAK-së. / indeksOnline/