𝗘𝗻𝗲𝗮 𝗞𝗼𝗹𝗶𝗾𝗶 𝘂 𝘇𝗴𝗷𝗼𝗱𝗵 𝗽𝗼𝗿𝘁𝗶𝗲𝗿𝗶 𝗺ë 𝗶 𝗺𝗶𝗿ë 𝗽ë𝗿 𝘃𝗶𝘁𝗶𝗻 𝟮𝟬𝟮𝟮

 𝗘𝗻𝗲𝗮 𝗞𝗼𝗹𝗶𝗾𝗶 𝘂 𝘇𝗴𝗷𝗼𝗱𝗵 𝗽𝗼𝗿𝘁𝗶𝗲𝗿𝗶 𝗺ë 𝗶 𝗺𝗶𝗿ë 𝗽ë𝗿 𝘃𝗶𝘁𝗶𝗻 𝟮𝟬𝟮𝟮

Enea Koliçi, futbollist i Sport Club Gjilani ka pranuar çmimin Portieri i Vitit të ndarë nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Koliçi ishte pjesë e formacionit të vitit nga votat e trajnerëve të Superligës dhe me sukses arriti të kurorëzoj një vit të mbushur me shumë sfida.

“Ndjehem shumë i lumtur për çmimin. Është viti i dytë radhazi që e fitoj këtë çmim dhe ndjehem i vlerësuar. Falenderoj të gjithë trajnerët të cilët më besuan për të më dhënë votën.

Ky çmim i takon familjes dhe bashkëlojtarëve të mi. Kemi kaluar një periudhë të vështirë dhe me shumë sakrifica. Nuk duhet harroj as trajnerin tim Enver Sermaxhaj, i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme me gjithë portierët e ekipit.

Të ardhmen time e shoh te Gjilani dhe shpresoj që gjërat të rregullohen më shpejtë, sepse ky ekip, ky qytet dhe gjithë tifozët e mrekullueshmë e meritojnë të shohin klubin e tyre në piadestalet më të larta të futbollit kosovar”, theksoi Koliçi.

Për Koliçin ky ishte viti i dytë më radhë që fiton Dorzën e Artë.

Të ngjajshme