𝗗𝗿. 𝗦𝗵𝗸𝗲𝗹𝘇𝗲𝗻 𝗞𝗮𝗱𝗿𝗶𝘂 nga Gjilani, njëri nga Specialistët e Neuropsikiatrisë më të mirë që ka Kosova

 𝗗𝗿. 𝗦𝗵𝗸𝗲𝗹𝘇𝗲𝗻 𝗞𝗮𝗱𝗿𝗶𝘂 nga Gjilani, njëri nga Specialistët e Neuropsikiatrisë më të mirë që ka Kosova

Shkelzen Kadriu ka përfundu fakultetin e mjekësisë ne vitin 1983 në Universitetin e Prishtinës.

 Specializimin nga lëmi i neurologjisë, në vitin 1995 në Universitetin e Tiranës.

 Specializimin nga lëmi i Psikiatrisë, në vitin 1997 në Universitetin e Prishtinës.

 Trajnime profesionale të shëndetit mendor në Trieste të Italisë, Birmingham të Anglisë dhe trajnim menaxhimi shëndetësor në Nottingham të Anglisë . Ka kryer edhe trajnimin bazik nga Psikiatria forenzike me ekspert Finlandez.

 Është anëtar i shoqatës së Neurologëve të Kosovës , Asociacionit të psikiatërve të Kosovës dhe Lidhjes së Psikiatrisë Shqiptare.

 Doktor i Mjekësisë në Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan nga viti 1983 deri në vitin 1991.

 Në vitet 1995-1999 morri pjesë si vullnetar në Shoqatën humanitare Nene Tereza, në Këshillimoren për nëna dhe fëmijë, si mjek specialist Neuropsikiatër.

 Nga qershori 1999 në Shtëpinë e shëndetit ne Gjilan si mjek specialist neuropsikiatër.

 Nga viti 2001 ka qenë koordinator dhe zyrtar regjional për shëndet mendor dhe drejtor i QSHM –së, në Gjilan, gjer në vitin 2005.

 Në 2007 ka punuar si mjek specialist neuropsikiatër në SPGJ , në repartin e Psikiatrisë , ku për 13 vite ka ushtruar pozitën e shefit të repartit Psikiatrik .

 Aktualisht ofron shërbime për neurologji dhe psikiatri në Poliklinikën “Diagnoza” që nga viti 2009.

Të ngjajshme