𝗗𝗿. 𝗜𝗹𝗮𝘇 𝗣𝗼𝗿𝗼𝘀𝗵𝘁𝗶𝗰𝗮 nga Gjilani, njëri nga Kirurgët më të mirë që ka Kosova
Ilaz Poroshtica ka lindur më 5 shkurt të vitit 1957 në fshatin Zhegër. Ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë – Drejtimi i Përgjithshëm në vitin 1983, vit ky në të cilin ka filluar edhe punën si mjek. Në vitin 1988 ka filluar specializimin për Kirurgji të Përgjithshme, ku për një kohë të gjatë ka qenë kryeshef i Departamentit të Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.
Në vitin 1992 ka themeluar klinikën e tij private, kurse gjatë luftës ka qenë bashkëthemelues i spitalit ushtarak të ZOK. Aktualisht punon në Spitalin Swiss në Gjilan.