𝗗𝗿𝗲𝘀𝗵𝗮𝗷: ligji për skemat pensionale është diskriminues dhe duhet të largohet me urgjencë

Shemsedin Dreshaj, Deputet i AAK-së, në një konferencë për media ka shprehur shqetësimin e partisë për ligjin për skemat pensionale të kontribut dhënës.
Sipas tij, ligji është diskriminues.
“Në debatin e sotëm në parlament pritet që të debatohet për ligjin për skemat pensionale të kontribut dhënës, është një ligj diskriminues, i cili qytetarët e vendit që kanë kontribuar me vite nuk e gëzojnë më të drejtën që të shkojnë në kontributin e tyre në pensionin meritor”, tha Dreshaj, raporton IndeksOnline.
Deputeti theksojë se ky ligj duhet të largohet me urgjencë.
“Neni 8 i këtij ligji sanksionon në mënyre të prere që kush nuk posedon15 vite deri me 1 janar të vitit 1999,
nuk e gëzon të drejtën e pensionit kontribut dhënës, ky lajm duhet të largohet me urgjencë për shkak se nga viti i kaluar asnjë punëtorë i Kosovës nuk shkon në pension kontribut dhënës, qoftë për një ditë apo për një javë që nuk e plotëson 15 vjeteshin”, vijojë ai.Ai ndër të tjera tha se një pjesë e popullit që kanë dalur më herët në pension, pastaj kanë vdekur nuk e kanë gëzuar të drejtën e pensionimit.
Deputeti i AAK-së bëri apel tek të gjithë deputetët që të mbështesin këtë ligj për të mirën e vendit në këto ditë të vështira dhe të renda të krizës./IndeksOnline/