𝗕𝘂𝗻𝗷𝗮𝗸𝘂-𝗥𝗲𝘅𝗵𝗲𝗽𝗶:Me dëshirën për të qenë kryeprokuror, Kurti tregon shpirtin e diktatorit

 𝗕𝘂𝗻𝗷𝗮𝗸𝘂-𝗥𝗲𝘅𝗵𝗲𝗽𝗶:Me dëshirën për të qenë kryeprokuror, Kurti tregon shpirtin e diktatorit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Valentina Bunjaku-Rexhepi ka shkruar se Kurti me dëshirën për të qenë kryeprokuror i shtetit, po tregon shpirtin e diktatorit dhe qëllimin e tij për ta kapur sistemin gjyqësor e prokurorial.

Tutje, Bunjaku ka shkruar se Kurti i ka kapur të gjitha, derisa ka përfunduar se kapja e shtetit nuk kalon.

“Me dëshirën për të qenë kryeprokuror shteti, Kryeministri Albin Kurti tregon shpirtin e diktatorit dhe qëllimin e tij për ta kapur sistemin gjyqësor dhe prokurorial. I kapi gati të gjitha. I ka mbetur vetëm edhe gjyqësori, por kapja e shtetit, NUK KALON!”.

Të ngjajshme