𝐏𝐞𝐧𝐬𝐢𝐨𝐧𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐑𝐞𝐟𝐢𝐤 𝐈𝐛𝐫𝐚𝐡𝐢𝐦𝐢, i cili ishte 42 vjet në shërbim të studentëve “𝐈𝐤𝐨𝐧𝐚” 𝐞 𝐢𝐬𝐡-𝐒𝐡𝐋𝐏 “𝐒𝐤ë𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐮”, dhe së fundi – Zyrtar për Çështje Akademike në UKZ dhe Kryetar i Sindikatës Universitare
Që nga vitet e 80-ta, studentëtqë kanë kaluar nëpër dyertë e ish-Shkollës së Lartë Pedagogjike në Gjilan, ka qenë i madh. Veqanërisht numri i atyre studentëve ka qenë në Drejtimin e Edukimit e të cilët padyshim që kanë marrë shërbime profesionale e administrative, dhe e kanë pasur çdo herë derën e hapur.
I gjithë ai numër i madhë i studentëve, të cilët kanë shkuar për të marrë shërbime , fillimisht si Shkolla e Lartë Pedagogjike “Skënderbeu”, e më pas Fakulteti i Edukimit. Gjithënjë kanë qenë të mirëpritur nga zyra e Shefit të Shërbimit të Studentëve – Refik Ibrahimi – i cilika qenë gjithnjë i gatshëm për t’iu ndihmuar atyre duke mos hezituar në asnjë moment.
Refik ibrahimi ka kaluar gati gjysmë shekulli në arsim dhe mund të themi se tërë jetën e tij ia ka kushtuar arsimit.Fillimisht ish-ShLP “Skënderbeu”, e më pas Fakulteti i Edukimit, dhe në fund në Universitetin “Kadri Zeka” gjithashtu ishte edhe Kryetar i Sindikatës Universitare.
Vitet 80 ishin fluks i madh i studentëve që kanë kaluar nëpër dyertë e kësaj vatre të arsimit. Një numër i madh, ishin kryesisht nga Greqia, gjegjësisht Çamëria.
Gjatë viteve të 90-ta, ka qenë kohë shumë e vështirë në çdo sferë të jetës, veqanërisht për arsimin, ku Refik Ibrahimi ka punuar me shumë përkushtim në kushte të vështira, pasi që në atë kohë okupuesi serb nuk i lejonte të punonte, por Refik Ibrahimi nuk u ndal asnjëherë në asnjë moment duke i pranuar të gjitha rreziqet që mund t’i ndodhnin ai ishte aty për çdo shërbim të studentëve.
Z.Refikun e larguan edhe nga objekti i Fakultetit së bashku me kolegët e tij, stafin akademik dhe administrativ, deri në vitin 99 kanë gjetur mundësinë të punojnë në objekt të improvizuar, duke mos i lënë anash studentët.
Në përfundim të karrierës profesionale si Shef i Shërbimit të Studentëve Refik Ibrahimi, ndihet i lumtur dhe krenar që ka arritur të nxjerrë kuadro shumë të suksesshëm, edhe pse pensionimi mund të ketë ndjenjën e mërzisë pasi që ai më nuk do të jetë më në mesin e tyre, mirëpo ai çdoherë do të jetë në gjendje të ju ndihmojë edhe nga larg.
Portali Zerogjasht.com i dëshiron shumë shëndet Z.Refikut, dhe uron që ta shijoj pensionimin duke mos u mërzitur fare, por të ndihet krenar dhe i lumtur çdoherë për punën e palodhshme që e ka bërë.