𝐏𝐚𝐬 𝐦𝐨𝐭𝐫ë𝐬 𝐬ë 𝐒𝐯𝐞ç𝐥ë𝐬, 𝐩𝐮𝐧ë𝐬𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐨𝐭𝐫𝐚 𝐞 𝐁𝐞𝐬𝐧𝐢𝐤 𝐁𝐢𝐬𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭, 𝐯𝐞ç 𝐤𝐣𝐨 𝐧ë 𝐐𝐊𝐔𝐊
Përveç dialogut me Serbinë, Besnik Bislimi, zëvendës i kryeministrit Albin Kurti, ka nisur t’i shfrytëzojë me të madhe edhe privilegjet e pushtetit.
Demokracia.com ka mësuar se motra e tij, Valbona Bislimi, sapo është rekrutuar si punonjëse e rregullt në Klinikën e Neonatologjisë në SHSKUK.
Motra e Besnik Bislimit, për shkak të afateve ligjore dhe periudhës së ankimimit nuk e ka nënshkruar ende kontratën, por gjithçka tjetër ka përfunduar sa i përket punësimit të saj.
Megjithatë, për “rehatimin” e së motrës, zëvendëskryeministri Bislimi nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetme.
Bislimi është kontaktuar gjatë ditës përmes telefonit, por nuk është përgjigjur fare.
Ndërkohë, as ngaSHSKUK nuk kanë folur për punësimin e saj.
“Shiko të lutem te Burimet Njerëzore se nuk e di për besë. Unë përveç që i aprovojmë në bazë konkurset, krejt procedurat udhëhiqen nga sektori i Burimeve Njerëzore, vetëm kur të vijnë kontratat me u nënshkru, vijnë te drejtori. Deri në atë moment, asnjë procedurë, asnjë fazë nuk e di, se këto janë krejt të përcaktuara me këtë Ligjin për Zyrtarët Publik”, i ka thënë Demokracia.com përmes telefonit Krasniqi.
Përndryshe, Bislimi e kishte dërguar edhe nipin e tij si anëtar të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
Pas kritikave të shumta, Bislimi kishte habitur të gjithë me deklaratën e tij se nuk e kishte parë nipin që 50 vjet, ndërkohë që ai asokohe ishte 45 vjeçar.