đŠđ«đšđŹđ§đąđȘ𝐱:Planin franko-gjerman s’duhet ta pranojĂ« askush, unĂ« e kam parĂ«

 đŠđ«đšđŹđ§đąđȘ𝐱:Planin franko-gjerman s’duhet ta pranojĂ« askush, unĂ« e kam parĂ«

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi tha se plani franko-gjerman nuk duhet të pranohet nga askush.

Krasniqi tha se një draft të tillë nuk beson që ka ndonjë parti shqiptare që mundet me votu.

„NĂ«se ai heq dorĂ« prej njohjes sĂ« ndĂ«rsjellĂ« Ă«shtĂ« si me heq dorĂ« prej shtetĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s, Ă«shtĂ« dicka e papranueshme. Ashtu sic Ă«shtĂ« sot plani franko-gjerman nuk do tĂ« pranohet nga askush.

Drafti aktual i kĂ«tij qĂ« Ă«shtĂ« sot nuk besoj qĂ« ka ndonjĂ« parti shqiptare qĂ« mundet me votu. Nuk Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e imja me tregu. Ai draft i Ă«shtĂ« dorĂ«zuar kryeministrit dhe presidentes“, tha ai.

Tutje, Krasniqi tha se duhet të shrytëzohen plane të tilla që në të përkushtohemi në realizimin e objektivave të Republikës së Kosovës, pasi që sipas tij, përndryshe ky plan nuk duhet të pranohet.

“Plani sot me qenĂ« mere ose leje, Ă«shtĂ« leje, por plani si I tillĂ« duke u bazuar nga pĂ«rvojat nĂ« tĂ« kaluarĂ«n, duke u bazuar nĂ« pĂ«rvojkat qĂ« i kemi pas, qĂ« kanĂ« filluar shumĂ« keq dhe pastaj janĂ« bĂ«rĂ« tĂ« pranueshme, unĂ« mendoj qĂ« duhet tĂ« shfrytĂ«zohet, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« pĂ«rkushtohemi qĂ« t’i realzojmĂ« objektivat e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”.

TĂ« ngjajshme