𝐇𝐚𝐳𝐢𝐫𝐢:Kurti është fshehur pas hijes së Hovenier, tani pranoi të gjitha marrëveshjet
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me dialogun dhe zhvillimet e fundit politike në vend.
Me anë të një postimi në Facebook, Haziri ka kritikuar Kurtin lidhur me çështjen e targave dhe ka thënë se është fshehur pas hijes së ambasadorit, Jeff Hovenier. “A e patë Kurtin si iku e si u fshehë pas hijes së madhe të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier?!Kur e ka lutur BE kryeministrin e Kurti në vitin e parë të qeverisjes për të hyrë në dialog, ky i fundit ka thënë se nuk është prioriteti qeverisjes së tij.
Tutje, duke i quajtur “drama”, lëvizjen politike të Kurtit, Haziri e ka akuzuar atë se ka rrezikuar se seriozisht raportet me ShBA-në.
“Pse u dashtë kjo dramë nga Kurti, duke i rrezikuar seriozisht raportet me ShBA-në, të ndërtuara tash e 32 vjet më parë nga Presidenti Rugova, e pas dy ditësh të pranojë gjithçka?!Çka të themi tash pos që me mashtrime perfide i fitoi zgjedhjet e fundit?!”, ka vijuar ai.