𝐇𝐚𝐫𝐚𝐝𝐢𝐧𝐚𝐣: Albin Kurti është bashkëpjesëmarrës në krim, ua përgjysmoi pagat sistemit të drejtësisë
Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për vrasjen e gruas mbrëmë në QKUK, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është bashkëpjesëmarrës në krim, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se është dashur të ndodh ky krim makabër që një popull të tmerrohet.
Më tej, ai ka thënë se burimi i së keqe është kryeministri Kurti i cili e defunksionalizojë sistemin e drejtësisë duke ua përgjysmuar pagat.
Haradinaj ka thënë se Kurti me apo pa vetëdije është shëndrruar në një bashkëpjesëmarrës edhe në krimet e tjera që ndodhin përditë.
Tutje, ai ka thënë se ka qenë i pari që
e ka quajtur mashtrues dhe se të tjerët kanë rënë tashmë në fjalët e tij.Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Albin Kurti është bashkëpjesëmarrës në krim!
Është dashur të ndodhë një krim makabër mbi një nënë dhe fëmijën e saj të palindur, që një popull i tërë të tmerrohet se deri ku ka shkuar krimi në këtë vend. E ndjera e kishte kërkuar ndihmën e shtetit, i cili fatkeqësisht së bashku me secilin prej nesh po vritet përditë e nga pak, por ai nuk e kishte mbrojtur.
Burimi i së keqës e i krimit në këtë shtet e ka një shkak, e ka një burim dhe e ka një kokë!
Një kryeministër që e defunksionalizon sistemin e drejtësisë në shtet duke i përgjysmuar pagat e gjyqtarëve e prokurorëve, që i poshtëron policët, i lë të leckosur e me paga mizerje, që i detyron mjekët ta braktisin punën e vendin sepse nuk mund të jetojnë nga puna e tyre, që e rrezikon funksionalitetin e sistemit shkollor duke i shtyer mësuesit të hyjnë në grevë për më shumë se një muaj, që vendin e shndërron në gogol të komunitetit ndërkombëtar…ai me ose pa vëtëdije është shndërruar në bashkëpjesëmarrës edhe në krimet makabre që po ndodhin përditë.
Kam qenë i pari që këtë kryeministër e kam quajtur “mashtrues” dhe sot edhe ata që më kanë kundërshtuar më së tepërmi, kanë rënë në fjalë të mia. Nuk kisha pasë dëshirë të jem i pari që këtë kryeministër ta quaj edhe vrasës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10