𝐃𝐫. 𝐋𝐚𝐮𝐫𝐚𝐬 𝐈𝐝𝐫𝐢𝐳𝐢 𝐧𝐠𝐚 𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧𝐢, njëri nga 𝐒𝐩𝐞𝐜𝐢𝐚𝐥𝐢𝐬𝐭ë𝐭 𝐞 𝐌𝐣𝐞𝐤ë𝐬𝐢𝐬ë 𝐅𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞 më të mirë që ka Kosova

 𝐃𝐫. 𝐋𝐚𝐮𝐫𝐚𝐬 𝐈𝐝𝐫𝐢𝐳𝐢 𝐧𝐠𝐚 𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧𝐢, njëri nga 𝐒𝐩𝐞𝐜𝐢𝐚𝐥𝐢𝐬𝐭ë𝐭 𝐞 𝐌𝐣𝐞𝐤ë𝐬𝐢𝐬ë 𝐅𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞 më të mirë që ka Kosova

Dr. Luaras Idrizi është i lindur më 03.07.1974 në Gjilan.

Shkollën fillore dhe të mesme e ka të përfunduar në Gjilan. Studimet e larta i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, në vitin 2003, ndërsa specializimin në lëminë e Mjeksisë Familjare poashtu në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2015.

Në janar të vitit 2004 ka filluar punën e mjekut në QKMF, në Viti. Për një vit ka udhëhequr qendrën e vaksinimit si dhe për dy vite ka ushtruar postin e kryeshefit të mjekësisë familjare.

Në vitin 2010 është emëruar në pozitën e zv. Drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, detyrë të cilën e ka kryer deri në vitin 2014.

Nga viti 2014 është shef i QMF Dardania në Gjilan.

Në dy mandatet e para ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të OMK-së, ndërsa më 17 janar 2022 u emërua zv. Kryetar i OMK-së, detyrë të cilën vazhdon ta ushtroj.

Jeton në Gjilan, është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Të ngjajshme